Offset flet për herë të parë pasi i kërkoi faljes Cardi B-së NULL NULL 17.12.2018 20:00 17.12.2018 20:00 Gjatë fundjavës, Offset hyri në skenën ku po performonte Cardi B, duke u përpjekur ta rikthente atë pas tradhtisë, transmeton Klan Kosova. Ngjarja e dokumentuar me video në rrjete sociale, u bë virale. Të dielën në mëngjes, reperi hyri në Twitter për të komentuar ngjarjen për herë të parë duke shkruar: “Të gjitha gabimet e mija janë bërë publike dhe figurojnë kudo. Është e drejtë që edhe kërkim-faljet e mija të bëhen publike. Isha duke u përpjekur”. Ka qenë Cardi B ajo e cila fillimisht hyri në Instagram për të postuar një video me anë të cilës njoftoi se ishte ndarë nga babai i vajzës së saj.