OBSH: Të rinjtë po prekën më shumë nga COVID-19, shumë prej tyre pa simptoma NULL NULL 18.08.2020 10:33 18.08.2020 10:33 SOMERVILLE, MASSACHUSETTS - APRIL 28: Medical professionals pass each other a coronavirus test at a drive-thru testing site at Cambridge Health Alliance Somerville Hospital on April 28, 2020 in Somerville, Massachusetts. The city of Somerville is offering free testing to any resident who wants it, and requiring residents to wear masks in public spaces in order to combat the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Maddie Meyer/Getty Images) Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin sepse përhapja e COVID-19 po inkurajohet nga njerëzit nën moshën 20-30 vjeç, ku shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar, duke paraqitur një rrezik për grupet e cenueshme. Zyrtarët e OBSH-së pohuan këtë muaj se është rritur përqindja e të rinjve në mesin e të infektuarve, duke kërcënuar grupe të cenueshme në të gjithë botën, përfshirë të moshuarit dhe të sëmurët në zona me popullsi të dendur e me kujdes të dobët shëndetësor, shkruan New York Times. “Epidemia po ndryshon,” tha drejtori rajonal i OBSH-së, Takeshi Kasai në një konferencë virtuale. “Njerëzit e moshës 20, 30, 40 janë duke e përhapur gjithnjë e më shumë infeksionin. Shumë nuk janë në dijeni edhe se janë të infektuar”, tha Kasai duke shtuar se kjo rrit rrezikun e transmetimit te të prekurit. Kujtojmë se për shkak të përhapjes së koronavirusit, shumë shtete kanë ri-vendosur masa shtrënguese dhe po kërkojnë të gjejnë një vaksinë kundër virusit. OBSH gjithashtu u kujtoi prodhuesve të ilaçeve që të ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm në kërkime dhe zhvillim kur krijojnë vaksina.