OBSh: Çdo vit regjistrohen rreth 200 mijë vrasje mes të rinjve 10-29 vjeç (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 25.04.2023 22:54 nga Kiks Kosova 25.04.2023 22:54 Dhuna te të rinjtë është një problem global i shëndetit publik dhe si e tillë përfshin një sërë aktesh, duke filluar nga ngacmimi dhe lufta fizike, e deri te sulmet më të rënda seksuale dhe fizike, shpeshherë duke shkuar deri te vrasjet. Sipas statistikave që jep Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh), në mbarë botën vlerësohet se çdo vit ndodhin rreth 200,000 vrasje mes të rinjve nga mosha 10 deri në 29 vjeç, duke e bërë atë shkakun e katërt kryesor të vdekjeve për njerëzit në këtë grupmoshë. OBSh-ja thotë se globalisht 84% e viktimave të vrasjeve të të rinjve janë meshkuj e madje edhe shumica e autorëve janë gjithashtu meshkuj. Dhuna seksuale gjithashtu është një pikë tjetër që prek të rinjtë në botë. Studimet e OBSh-së thonë se në nivel global, një në tetë të rinj raportojnë abuzimin seksual, pra një në tetë të rinj janë viktimë e këtij krimi. Statistikat e krimeve nga të rinjtë, kryesisht të moshës së mitur, janë gjithmonë në rritje. Sipas Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, numri i arrestimeve të të rinjve për krime është rritur për 67%, që nga viti 2006. Sipas OBSh-së, faktorët që mund të ndikojnë në shtytjen e të rinjve, kryesisht të moshës minore, kundrejt krimeve, janë nga më të ndryshmet. Kjo organizatë liston hiperaktivitetin, çrregullimet e sjelljes, përfshirjen e hershme me alkoolin, drogën e duhanin, përkushtimin e ulët ndaj shkollës dhe dështimin në shkollë, ekspozimi ndaj dhunës në familje, praktikat e ashpra disiplinore prindërore e shumë të tjera. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS