O’Brien uron Siljanovskën, sheh drejt bashkëpunimit Amerikë-Maqedoni e Veriut NULL NULL 09.05.2024 22:05 09.05.2024 22:05 James O'Brien, Ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, e ka uruar presidenten e re të Maqedonisë së Veriut për fitoren në zgjedhjet e së mërkurës. Ai ka thënë se shohin drejt një bashkëpunimi me të, transmeton KlanKosova.tv. “Urime gruas së parë të zgjedhur presidente në Maqedoni të Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova”, nis postimi i O’Brien. “Si aleatë, partner dhe miq shohim të punojmë me Maqedoninë e Veriut në reforma kuptimplota dhe qëllimet e përbashkëta në rrugën e integrimit euroatlantik”.