Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Obeziteti është i dëmshëm për trurin e fëmijëve

NULL NULL
22.01.2025 13:55

Fëmijët obezë mund të pësojnë dëme të pariparueshme në rajone kyçe të trurit të tyre, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit zbuluan se adoleshentët mbipeshë kishin shenja të dukshme shkatërrimi në zonat përgjegjëse për kontrollin e oreksit, emocionit dhe kënaqësisë.

Skanimet MRI zbuluan gjithashtu dëme në rajonet përgjegjëse për shpejtësinë e të menduarit, duke sugjeruar se notat shkollore të të rinjve mund të bien në qoftë se ata janë mbipeshë.

Studiuesit besojnë se ngrënia e vazhdueshme shkakton një reagim inflamator në tru i cili bën që trupi të shkatërrojë indet e shëndetshme.

Ata potencojnë se të qenit obezë shkakton një mbiprodhim të leptinës – hormon i urisë – e cila më tej ushqen rritjen e tyre në peshë, transmeton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.