Obamat mesazhe të ngrohta për 25 vjetorin e martesës (VIDEO) NULL NULL 04.10.2017 13:18 04.10.2017 13:18 Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka befasuar gruan e tij, ish- Zonjën e parë Michelle, duke dërguar një mesazh të fuqishëm përmes një videojë në llogarinë e tij në facebook. Barack Obama, dedikim të bukur bëri drejtuar Michelle, me rastin e 25 vjetorit të martesës së tyre, transmeton Klan Kosova. Obama në mesazhin e tij ka pohuar se propozimi i tij ndaj Michelle, ishte vendimi më i mirë që ai kishte marr ndonjëherë. ”Të propozoja ty të dalësh me mua, është vendimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë. Të dua, Michelle”, thotë ndër të tjera ish-presidenti Obama, transmeton Klan Kosova. Ndërkaq urim pothuajse të tillë të ngrohtë, pati edhe Michelle për bashkëshortin e saj. ”Gëzuar 25 vjetori @barackobama. Një çerek shekulli më vonë, ti je akoma shoku im më i mirë dhe njeriu më i jashtëzakonshëm që njoh. Të dua”, thuhet në dedikimin e Michelle të publikuar në Instagram. View this post on Instagram Happy 25th anniversary @barackobama. A quarter of a century later, you're still my best friend & the most extraordinary man I know. I 💕 you. A post shared by Michelle Obama (@michelleobama) on Oct 3, 2017 at 7:04am PDT