Nxirrte diploma false për nxënësit, pezullohet nga detyra drejtoresha e gjimnazit në Pogradec NULL NULL 06.08.2023 18:34 06.08.2023 18:34 Drejtoresha e shkollës së mesme ‘Çërravë’ në Pogradec, Valentina Meçe, është pezulluar nga detyra mbi akuzën se falsifikonte dokumentet e nxënësve. 48-vjeçarja, banuese në fshatin Buças, bënte diploma false për nxënësit e kësaj shkolle, kundrejt përfitimeve personale, shkruan noa.al, përcjell klankosova.tv. Ndaj saj janë caktuar masat: “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, thuhet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.