Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nxënësit përballen me dilemën për mbajtjen e maskave në shkolla

NULL NULL
21.07.2021 09:08

Nxënësit e shumicës së shkollave publike në SHBA mund të heqin maskat kur të fillojnë mësimet.

Por, mund të ndodh që disa shkolla ta kenë rregull vendosjen e maskës, përveç nëse në një klasë janë të gjithë të vaksinuar.

Gjithsesi, në numrin më të madh të shkollave nuk do të praktikohet mbulimi i fytyrës, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Nëse rritet numri i rasteve me COVID-19 në SHBA, shkollat prapë do të përballen me kërkesën për vendosjen  e maskave, rregullat e vaksinimit si dhe kërkesën për distancën sociale.

Shkollat ​​po përballen me një larmi përgatitjesh për të menaxhuar klasat e shkollave të cilat do të mbushen me studentë të vaksinuar e të pavaksinuar.

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandoi maskimin universal në shkolla, madje edhe për ata që vaksinohen kundër virusit COVID-19. Ndërsa, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA në fillim të këtij muaji rekomanduan mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura vetëm për studentët dhe stafin që nuk janë plotësisht të vaksinuar.

Vaksina nuk është aprovuar për fëmijët nën 12 vjeç. Nëse tregohet të jetë e sigurt dhe efektive për moshat më të reja, prodhuesit e vaksinave mund të kërkojnë autorizim emergjence diku këtë vjeshtë ose dimër, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme