Nusja donte ta surprizonte dhëndrin, dasma kthehet në tragjedi NULL NULL 06.12.2016 11:55 06.12.2016 11:55 credit: Social Media Rosemeire Silva Nascimento. Tragic bride who dreamed of surprising husband-to-be by arriving at the altar in a helicopter dies as it crashes minutes before ceremony A bride's childhood dream of arriving at her wedding by helicopter ended in tragedy when it crashed just a few kilometres from the altar. Thirty-two-year-old Rosemere do Nascimento Silva died in the accident along with three others: the pilot, her brother and a photographer who was six months pregnant. The bride's husband-to-be was left waiting at the wedding venue unaware of what she was planning to do or of the tragic consequences. Nusja priste të bënte një hyrje spektakolare në dasmën e saj, por gjithçka shkoi keq kur helikopteri me të cilin po fluturonte, u rrëzua vetëm disa minuta para se të ulej. Kjo është historia e trishtë e 32 vjeçares Rosemeire Silva Nascimento, e cila e veshur me fustanin e bardhë dhe vello ndërroi jetë në vend. Nga ky aksident humbën jetën edhe tre persona të tjerë të ekuipazhit. “Metro” shkruan se infermierja kishte planifikuar një surprizë për të fejuarin e saj, Udirely Narques Damasceno, 34 vjeç. Gjithashtu donte të linte pa fjalë edhe 300 të ftuarit e tyre me një hyrje spektakolare duke fluturuar me helikopter në Sao Lourenco de Serra, një lagje e pasur e Sao Paolo. Por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan sikur nusja dëshironte. Dhëndri mbeti i shokuar para altarit kur iu tha se e fejuara e tij vdiq. Sipas organizuesit të dasmës, Carlos Eduardo Batista, një nga të paktët që e dinte surprizën, dhëndri nuk dinte gjë. “Çdo nuse ka një ëndërr të bëj diçka të veçantë për ditën e madhe dhe për Rosemeire, ëndrra e saj ishte të shkonte në dasmë me helikopter pa e ditur kush më parë”, thotë Carlos, shkruan gazeta Shekulli. Policia vendase ka njoftuar se përveç saj, viktimë e aksidentit mbeti dhe i vëllai, Silvano Nascimento da Silva, që ishte shumë i lumtur për këtë plan, fotografja e dasmës, Nayla Cristina Neves Lousada e cila ishte 6muajshe shtatzënë dhe Peterson Pinheiro, piloti.