Nunez mund të rikthehet në Premier League NULL NULL 03.03.2026 11:44 03.03.2026 11:44 Sulmuesi uruguaian Darwin Nunez është rikthyer në qendër të vëmendjes në Angli, pasi legjenda franceze Marcel Desailly i ka rekomanduar Chelseat transferimin e tij. Pas periudhave me ulje-ngritje, Nunez mund të largohet në verë, me Chelsean që po kërkon një sulmues të fuqishëm dhe dinamik. Interesim ka pasur edhe nga Al Hilal, por prioritet për sulmuesin mbetet vazhdimi i karrierës në futbollin evropian. Vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit 26-vjeçar dhe Chelsea mund të jetë skuadra e tij e radhës ku mund të këtë rol kryesor në qendër të sulmit.