Numri i të vrarëve në Gazë arrin mbi 4 mijë e 100 NULL NULL 20.10.2023 14:37 20.10.2023 14:37 Foto nga arkiva: Bregu Perëndimor Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se numri i të vrarëve në Gaza është rritur në 4 mijë e 137. Kjo shifër ka arritur që nga 7 tetorit, teksa luftimet midis Hamasit dhe Izraelit po vazhdojnë akoma. Tutje, ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka thënë se deri më tani janë plagosur 13 mijë njerëz në Gaza, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Izraeli ka bombarduar rëndë Rripin e Gazës që kur Hamasi nisi sulmet e tij më 7 tetor.