Numërimi i votave vazhdon, përplasje mes përfaqësuesve të AAK-së dhe VV-së për vlefshmërinë e një fletëvotimi (VIDEO) NULL NULL 03.03.2025 12:31 03.03.2025 12:31 Procesi i numërimit të votave me postë vazhdon, ndërsa deri tani janë numëruar 66.31% e votave. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti votimi, njofton Klankosova.tv. Megjithatë, ka ndodhur një përplasje mes koordinatorit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lavdim Mehani, dhe përfaqësuesit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, për shkak të një fletevotimi, ku nuk është paraqitur partia “Fjala”. Kurteshi ka kërkuar që fleta të bëhet e vlefshme, ndërsa Mehani e ka cilësuar si të pavlefshme. Ndiqni detajet, nga gazetarja Sala Gashi, në videon e mëposhtme: