Numër i madh i votuesve në Gramaqel të Deçanit (VIDEO) NULL NULL 09.02.2025 15:54 09.02.2025 15:54 Musa Kasmuaj, drejtor i shkollës “Drita”, njëherësh edhe kryesues i qendrës së votimit në fshatin Gramaqel të Deçanit. Për Klan Kosovën, ai ka thënë se procesi i votimit deri në këto momente ka shkuar në rregull. Sipas tij, votuesit në këtë fshat janë të disiplinuar. “Parregullsi nuk ka në këtë pikë, pasi që të gjithë votuesit janë të disiplinuar, dhe vijnë në formë të disiplinuar votojnë dhe shkojnë në shtëpi”, ka thënë Kasmusaj. Ndër tjera, ai ka shtuar se në këtë fshat ka dalë një numër i madh i votuesve. “Në këtë rajon është shumë i madh numri i emigrimit, duke u nis nga numri i përgjithshëm 3 mijë e 16 njerëz, deri në ora 15:00 kanë votuar 960 votues”. “Por numri i të interesuarve për votim duket se është shumë i lartë, pasi në vazhdimësi vijnë njerëz pa ndërprerë për të votuar”, ka thënë Kasmusaj. /Klankosova.tv.