Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numër i madh i njerëzve dalin për ta pritur Osmanin në Tetovë (VIDEO)

NULL NULL
27.04.2023 14:14

Presidentja Vjosa Osmani është pritur në mënyrë madhështore në vizitën e parë të saj si presidente në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku qindra njerëz dolën nëpër rrugë për ta përshëndetur.

Pos njerëzve, për vizitën e Osmanit, Komuna e Tetovës vuri edhe banerë të shumtë në hapësira publike, ku i urohej mirëseardhje të parës së shtetit të Kosovës.

Në takim me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasamin, presidentja Osmani premtoi se do të punoj që të drejtat e shqiptarëve të mos shkelen dhe të avansohen.

Vizitën në këtë komunë, presidentja Osmani do ta përmbyllë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku para studentëve dhe stafit akademik do të flasë për sfidat rajonale politike dhe ato të sigurisë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

lajme të ngjashme