“Nuk tregohet, qysh ndihet tash ajo”, Debat i ashpër mes Vullnetit dhe Gresës NULL NULL 15.01.2025 18:22 15.01.2025 18:22 Gresa dhe Vulneti kanë pasur një debat të ashpër pasi Gresa kishte rrëfyer për një rast humaniteti që ajo kishte bërë. “Keni me dalë jashtë e keni me pa kurgjë s’kam kallëzu këtu për vetën çka jam në realitet. E di që gjuha jote e trupit edhe e të folurit është përçmuese për mua Vullnet, por s’ka lidhje, njerëzit jashtë e dinë kush jam unë”, i tha Gresa, Vullnetit. Pas kësaj, Vullneti i reagoi ashpër asaj duke i thënë se nuk përmendën gjërat që bën, pasi mund të lëndoj ata persona të cilët i ka ndihmuar. Ndërkaq, që gjuhën sipas tij përçmuese e shfaq pikërisht për këta persona, transmeton klankosova.tv. “Unë mendoj që problemi fillon kur ti tregon që je qashtu… E kam për qita që tregojnë qashtu kur të bëjsh mirë, mënyrën qysh kallzon ti…Nuk kallëzohet qysh ndihet ajo pastruesja ata njerëz kur ti i përmend të mira materiale.Nuk kallëzohet!”, ia ktheu Vullneti. Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme: