Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk përmbahet presidenti i Llapit: “Ka jeni ma vonë”

NULL NULL
26.02.2025 15:22

Llapi arriti që në udhëtim te Malisheva, ta sigurojë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Goli i Ardit Tahirit, krejt në fund të pjesës së parë, rezultoi i vetmi në këtë ballafaqim, duke i siguruar llapjanëve vazhdimin e rrugëtimit në këtë kompeticion, raporton Klankosova.tv.

Rreshtimi në mesin e katër skuadrave më të mira të këtij turneu, duket se e ka ekzaltuar presidentin e Llapit, i cili postoi në facebook një fotografi të mëhershme, kur skuadra e tij e kishte fituar këtë trofe.

“Ka jeni më vonë, Forca Llapi”, shkruajti Beqir Btatanina.

Ndryshe, kjo skuadër nuk po kalon momente të mira në Superligë, pasi 21 xhirove, ka fituar vetëm pesë herë. Shtatë ndeshje ka barazuar, teksa ka regjistruar plot nëntë humbje, njofton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme