“Nuk më kujtohet nëse Krasniqi e Veseli ishin pjesë e delegacionit në Rambuje” NULL NULL 16.09.2025 10:21 16.09.2025 10:21 James Rubin është pyetur sot nga Prokuroria lidhur me një dokument ku thuhej se Adem Demaçi e përshkruante Hashim Thaçin si zëdhënës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u pyet edhe nëse është takuar me Jakup Krasniqin gjatë luftës, duke u përgjigjur se “nuk mendoj që jam takuar”. Tutje, tha se nuk i kujtohet nëse Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli ishin pjesë e delegacionit shqiptar në Rambuje. “Nuk më kujtohen, sepse kjo ka ndodhur para 25 vjet.”