Nuk kishin ID kartelë, i refuzohet ushqimi NULL NULL 01.08.2015 10:40 01.08.2015 10:40 Një familje pesë antarëshe ka mbetur pa ushqim, kur një shëbyesi I ushqimit Asda nuk pranoi të dorëzoi porosinë, pasi familja nuk kishin ID për të vërtetuar moshën e tyre. Hannah dhe Reece Robb u pyetëm për identifikim nga shërbyesi, por ata nuk kanë mundur të sigurojnë ndonjë dokument. Shërbyesi I kompanisë së ushqimit Asda refuzoi ta lë ushqimin e poashtu edhe 48 dollarët e tyre. Ana, 27 vjeçare, është shërbyer për më shumë se dy vite nga ky dyqan ushqimor dhe kurrë nuk ka pasur nevojë për identifikimin e moshës, asnjëherë më parë. Por, kur shërbyesi mbërriti në shtëpinë e tyre në Gillingham, Kent, ai nuk e dorëzojë ushqimin, duke lënë kështu burrin e saj dhe tre fëmijët Lulu 11 vjçare, Freddie nëntë dhe Riley katër, pa ngrënë, transmeton Klan Kosova. Hannah tha: “Reece e hapi derën dhe shërbyesi pyeti për ID kartelë”. “Reece nuk kishte asnjë, pas që ne kemi lënë pasaportat tona tek prindërit e mi, kështu që shërbyesi nuk pranoi të dorëzojë porosinë”. “Ai më injoroi tërësisht mua dhe thënë Reece se pa ID ai nuk mund të na jepte ushqim, dhe u largua. Unë isha e tronditur, të jem e sinqertë .” Hannah shtoi: “Mua kurrë nuk më është kërkuar Id kartela përpara, ai pa fëmijët e mi në shtëpi, madje djali I madh ishte duke bërtitur, “Yay ushqimi është këtu”. Por, edhe pas dëgjimit, ai mori ushqimin dhe u largau duke lënë tre fëmijët e mi të mërzitur në shtëpi”.