“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marrin pjesë në protestën e Shkupit (VIDEO) NULL NULL 12.12.2025 13:34 12.12.2025 13:34 Gazmend Syla nga OVL-UÇK ka paralajmëruar ish-luftëtarët që të mos marrin pjesë në protestën e nesërme në Shkup, e cila organizohet nga organizatat e veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Syla tha se pjesëmarrja e tyre paraqet rrezik serioz për arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të listave të Europolit të dërguara nga Serbia. “S’ka nevojë me marr pjesë. Mundet me çu motrën ose vëllain nëse i ka mbet marak. Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marr atë rrugë, sepse nuk kemi garancë. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”, tha Syla. Ai njëherësh deklaroi se me futjen e dokumenteve në sistemin kufitar, policia e Maqedonisë së Veriut është e detyruar të veprojë. “Automatikisht, kur futet letërnjoftimi në databazën e policisë kufitare dhe del se je i kërkuar, polici ka detyrim të të arrestojë. Prandaj u themi bashkëluftëtarëve tanë të mos marrin pjesë. Ka plot qytetarë që do marrin pjesë”, ka deklaruar Syla për Klan Kosova.