Nuk ka të lënduar nga zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë NULL NULL 20.02.2025 08:27 20.02.2025 08:27 Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, gjashtë lokale në Tregun e Gjelbër në Prishtinë u përfshinë nga zjarri. Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi. Për Klankosova.tv, ka dhënë përgjigje edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se nuk ka të lënduar nga ky incident. “Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.