Sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet mbi 20 tonë NULL NULL 12.07.2026 08:51 12.07.2026 08:51 Foto ilustruese Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për ditën e sotme nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me peshë mbi 20 tonë. Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet për zbatimin e masave të përkohshme të kufizimit të qarkullimit. “Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në komunikatën për media./Klankosova.tv