I nxehet gjaku, Xhaka i thotë Martinezit “Shihemi brenda” (VIDEO) NULL NULL 12.07.2026 09:31 12.07.2026 09:31 Një incident i vogël ka ndodhur mes yllit argjentinas Lautaro Martinez dhe kapitenit të Zvicrës Granit Xhaka. Në pamjet e siguruar nga drejtori i Sportit në Artmotion Arlind Sadiku, të dy shihen teksa fjaloseshin me njëri-tjetrin. Martinez ia ngriti nervat Xhakës, çka e bëri këtë të fundit t’i thoshte “Shihemi brenda”. Ndërkohë pas këtij konfrontimi për ta qetësuar situatën ndërhyri edhe Lionel Messi, i cili mundohej ta qetësonte kapitenin zviceran. Helvetikët nuk arritën të sigurojnë gjysmëfinalen pasi u mposhtën nga Argjentina me rezultat 3:1, pas vazhdimeve.