Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat se të tjerët? NULL NULL 12.07.2026 10:13 12.07.2026 10:13 Disa persona duket se janë “magnet” për mushkonjat, ndërsa të tjerë mezi pickohen. Sipas shkencëtarëve, kjo nuk lidhet me faktin se dikush ka “gjak të ëmbël”, por me sinjalet biologjike që lëshon trupi. Mushkonjat femra përdorin dioksidin e karbonit që nxjerrim gjatë frymëmarrjes, nxehtësinë e trupit dhe aromën e lëkurës për të gjetur objektivin e tyre. Personat që prodhojnë më shumë nxehtësi, djersë ose dioksid karboni mund të jenë më tërheqës për mushkonjat, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Edhe aroma unike e lëkurës luan rol, pasi disa përbërës të prodhuar nga mikrobet në lëkurë i bëjnë disa njerëz më të dallueshëm për këto insekte. Studimet kanë treguar se ndryshimet në tërheqjen ndaj mushkonjave mund të jenë të qëndrueshme ndër vite, që do të thotë se disa njerëz janë natyrshëm më të ekspozuar ndaj pickimeve se të tjerët.