Novak Gjokoviq: I sigurt drejt turneut të tenisit në ShBA NULL NULL 31.08.2018 12:04 31.08.2018 12:04 Teniseri me origjinë serbe Novak Gjokoviq, është shprehur i sigurt rreth turneut të tenisit që do të mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara gjatë javës që vjen. Kjo siguri e Gjokoviqit erdhi pasi ai ka fituar katër tituj në Wimbledon gjatë muajve të fundit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. “Nëse do të mund ta ktheja kohën, asgjë s’do të ndryshoja. Absolutisht, gjithçka ka ndodhur për një arsye dhe unë kam mësuar gjëra rreth vetës dhe niveleve më të thella. Unë kurrë nuk do të ndryshoja asgjë. “Aktualisht fitorja në Wimbeldon dhe fitorja në Cincinnati janë shumë më të ëmbla dhe më të veçanta për shkak të udhëtimit që unë kam kaluar” ka thënë Gjokoviq për gazetarët. klankosova.tv