Novak Djokovic triumfon në Australian Open NULL NULL 27.01.2019 13:31 27.01.2019 13:31 Tenisti serb, Novak Djokovic e ka mposhtur tenistin spanjoll, Rafael Nadal, duke u shpallur kështu kampion në “Australia Open”. Djokovic e mposhtin spanjollin 3:0 në sete, 6:3, 6:2 dhe 6:3. Djokovic për momentin në ranglistën botërore është tenisti numër një, kurse Nadal në vendin e dytë. Pas fitores, Djokovic ra në gjunjë dhe grushtoi në ajër në shenjë triumfi, pasi kaloi rekordet e mbajtura më herët nga Roger Federer dhe Roy Emerson që kanë nga gjashtë tituj në Melbourne dhe tani qëndron i vetëm me shtatë sosh. Djokovic me këtë fitore ka arritur në 15 trofe Grand Slam (7 Australian Open, 4 Wimbledon, 3 US Open dhe një Roland Garros).