Norvegjia nuk do të rifillojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca NULL NULL 12.05.2021 23:33 12.05.2021 23:33 Për shkak të rrezikut të efekteve anësore të rralla, por të dëmshme që shoqërojnë vaksinimin me AstraZeneca, Norvegjia nuk do të rifillojë përdorimin e saj, raporton USnews. Kryeministrja Erna Solberg pritet të njoftojë në 1600 GMT nëse Norvegjia do të rifillojë përdorimin e kësaj vaksine si dhe vendimin e qeverisë për vaksinimin me Johnson & Johnson, transmeton KlanKosova.tv. Një studim në Danimarkë dhe Norvegji zbuloi norma pak të rritura të mpiksjes së gjakut në venë midis njerëzve që kanë pasur një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca, duke përfshirë mpiksjen në tru, krahasuar me normat e pritshme në popullatën e përgjithshme. Më 10 maj, një panel publik i ekspertëve mjekësorë, juridikë dhe të tjerë thanë se të dy vaksinat nuk duhet të ofrohen si pjesë e skemës kombëtare të vaksinimit, megjithëse vullnetarëve u lejohet t’i marrin ato. Autoritetet më 11 mars pezulluan shpërndarjen e AstraZeneca pasi një numër i vogël i njerëzve të rinj të vaksinuar u shtruan në spital për një kombinim të mpiksjes së gjakut, gjakderdhje dhe një numër të ulët të trombociteve, disa prej të cilëve më vonë vdiqën.