Nora Gjakova në finalen e Grand Slamit të Tbilisit NULL NULL 26.03.2021 12:46 26.03.2021 12:46 Nora Gjakova ka siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kampionia e Evropës 2018, do të luftojë në finale me gjeorgjianen Eteri Liparteliani, kategoria deri në 57 kilogramë. Deri në finale Nora shënoi katër fitore. Mposhti Mariia Skoran e Ukrainës, Sabrina Filzmoser të Austrisë, Marica Perisicin e Serbisë, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi ndaj sllovenes, Kaja Kajzer. Gara është e vlefshme për pikë Olimpike Tokio 2020. Ekipi i xhudos po përfaqësohet në Tbilisi edhe me Akil Gjakovën, Loriana Kukën e Laura Fazliun. klankosova.tv