Nora Gjakova mbërrin finalen, për të Artën lufton me serben NULL NULL 24.03.2023 12:57 24.03.2023 12:57 Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka arritur të prekë finalen e madhe të Grand Slamit të xhudos që po zhvillohet në Tibilisi të Gjeorgjisë. Xhudistja kosovare e ka mposhtur kanadezen Jessica Klimkait. Në finalen e madhe, Gjakova do të luftojë për medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë. Për të Artën, ajo do të përballet me xhudisten serbe, Marica Perishiq. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS