Nora e Distria shpërblehen me nga 10 mijë euro NULL NULL 09.12.2021 16:35 09.12.2021 16:35 Komiteti Olimpik i Kosovës i ka shpërblyer dy xhudistet kosovare Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova për sukseset e arritura në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. KOK-u i ka shpërblyer ato me nga 10 mijë euro, kurse trajneri Driton Kuka është shpërblyer me 5 mijë euro. E po ashtu me nga 500 euro janë shpërblyer të gjithë sportistët pjesëmarrës. Ceremonia e ndarjes së këtyre shpërblimeve u bë me rastin e shtatëvjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi arritën të marrin medalje të arta në “Tokyo 2020”. Ky sukses i dy heroinave tona bëri që Kosova të shkruajë historinë.