Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nokia, smartphone-i i rikthimit

NULL NULL
08.09.2015 17:55

Smartphone-i që do të shënojë rikthimin e Nokias në këtë sektor, pas ndarjes nga Microsoft, mund të quhet C1 dhe do të ketë një ekran prej 5 polsh.

Nga zërat që qarkullojnë dalin edhe prototipet e para të kësaj pajisjeje të publikuar në rrjetin social kinez Weibo. Telefoni me sistemin operativ Android, nuk mund të hyjë në treg para 2016, siç dhe parashikon marrëveshja e firmosur me Microsoft.

Smartphone-i do të ketë kamerën e pasme prej 8 megapiksel, dhe atë përpara prej 5 megapiksel. Dizajni duket i njëjtë me Nokia N1, tabletin i prezantuar nga Nokia në nëntorin e kaluar, dhe tashmë ndodhet vetëm në tregun kinez. N1 është një produkt i shpërndarë nga kinezja Foxconn, e njëjta kompani që merret me prodhimin e pajisjeve Apple.

Gjithnjë sipas zërave që qarkullojnë, Nokia ka nisur bisedimet me Foxconn edhe për telefonin e saj. Hipoteza e hyrjes së Nokias në tregun e smartphone ishte hedhur muajt e kaluar nga vetë kompania finlanedeze, transmeton Top Channel.

lajme të ngjashme