Nobelisti i fizikës në intervistë për Klan Kosovën (VIDEO) NULL NULL 01.07.2022 15:59 01.07.2022 15:59 Nobelisti i fizikës, Barry Barish, është mysafiri i radhës në emisionin KultOra. Barish, fizikan eksperimental, u shpërblye me Nobel vetë i treti më 2017, përkrah dy fizikanëve teorikë, Kip Thorne dhe Rainer Weiss, pasi më në fund konfirmuan valët gravitacionale më 2015. Barish, në këtë intervistë, flet për rëndësinë historike të këtyre valëve si dhe shtigjet e reja për hulumtimin mbi universin, të cilat i ka hapur dhe mund t’i hapë ky zbulim. Ai po ashtu flet për bukurinë që e ka gjetur te letërsia dhe lidhëzën kryesore që e ka bërë atë ta dojë fizikën të parën, dhe letërsinë të dytën.