Njohja nga Siria, Gërvalla: Lajmi që vjen nga presidentja është edhe më i gëzueshëm (VIDEO) NULL NULL 30.10.2025 18:27 30.10.2025 18:27 Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se njohjet që i merr Kosova nga shtetet e tjera vijnë si rezultat i një pune që bëhet nga disa autorë, duke përfshirë edhe shtetet aleate. Në emisionin “DPT te Fidani”, ajo ka pohuar se njohja e fundit nga Siria është lajm edhe më i gëzueshëm e i mirë kur vjen nga vetë presidentja Vjosa Osmani, e jo nga faktorë të tjerë, transmeton Klankosova.tv. “Të gjitha njohjet veç e veç i kanë disa autorë, sepse pa një bashkërendim të mundësive, të potencialit, të kontakteve, nuk mund të ndodhë asnjë njohje. Pra, bashkërendimi i potencialit brenda Kosovës, institucioneve të Republikës së Kosovës bashkë me miqtë tanë, por njëkohësisht edhe me përfaqësues të komunitetit tonë që jetojnë dhe veprojnë në ato shtete, pa u bashkuar këto tre elemente, nuk ka njohje në Republikën e Kosovës”. “Prandaj, meritën për njohje e kanë shumë veta. Unë shumë gëzohem nëse në foton e parë pas një njohjeje të re e shoh politikanin në postin më të lartë të vendit tonë, presidenten e Republikës, sepse ky është normaliteti i shtetit tonë. Ne respektojmë hierarkinë, ne respektojmë institucionet, dhe lajmi që vjen nga goja e presidentes sonë është edhe më i gëzueshëm sesa kur vjen nga kanalet e tjera”, ka thënë Gërvalla. Gërvalla theksoi se numri i njohjeve që ka Kosova ka shkuar në 120. /Klankosova.tv