Tuberkulozi në Kosovë: Gjurmimi i rasteve, sfida më kryesore (VIDEO) NULL NULL 20.07.2026 20:40 20.07.2026 20:40 Tuberkulozi në Kosovë - Gjurmimi i rasteve, sfida më kryesore Gjurimimi i Tuberkulozës vazhdon të jetë sfida më kryesore në Kosovë, ndërsa stigma rreth kësaj sëmundjeje po vështirëson zbulimin dhe trajtimin e rasteve. Pulmologu i QKUK-së, Besim Morina, në një prononcim për gazetaren e Klan Kosova, Arbreshë Uka, tha se shumë pacientë e fshehin diagnozën nga frika e paragjykimit, duke penguar edhe testimin e personave në kontakt me ta. Gjatë vitit 2025, në Klinikën e Pulmologjisë janë trajtuar 216 persona me tuberkulozë aktive dhe latente. Mjekët theksojnë se gjurmimi i rasteve mbetet sfida kryesore, pasi sëmundja mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa simptoma. Për më shumë ndiqeni kronikën: