Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjyqi ndaj serbëve: Shtyhet seanca për Reçakun, shkak avokatët (VIDEO)

NULL NULL
20.07.2026 20:29

Seanca gjyqësore ndaj 21 të akuzuarve serbë për pjesëmarrje në masakrën e Reçakut, të 15 janarit 1999, është shtyrë për shkak të problemeve me caktimin dhe përgatitjen e avokatëve mbrojtës.

Avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare nuk i njohin të akuzuarit dhe nuk kanë pasur më herët kontakt me ta. Disa prej tyre nuk kishin marrë as shkresat e lëndës, ndërsa disa të tjerë nuk ishin caktuar fare për mbrojtjen e të akuzuarve, raporton Klan Kosova.

Prokurori i rastit, Ilir Morina, tha se vetëm një pjesë e avokatëve kishin marrë dokumentacionin e nevojshëm. Edhe gjyqtarja e rastit, Violeta Namani-Hajra, konfirmoi se për shkak të këtyre mangësive është kërkuar ndërhyrja e Odës së Avokatëve.

Për shkak të mungesës së kushteve procedurale, gjykata vendosi që fillimi i shqyrtimit gjyqësor të shtyhet.

Për detaje shtesë, klikoni në kronikën e mëposhtme:

lajme të ngjashme