Njohja nga Kenia, Pacolli: Jam krenar që flas gjithmonë në emër të Kosovës (VIDEO) NULL NULL 26.03.2025 14:27 26.03.2025 14:27 Kenia e ka njohur Kosovën si shtet, ka njoftuar Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Për këtë ai foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ku tha se ndihet krenar për këtë arritje. “Unë jam krenar gjithmonë të flas në emër të Kosovës, dhe unë kam një mbështetje të madhe nga fakti se Kosova është shtet i pavarur, dhe ajo është dëshmia më e madhe për mua e cila më përcjell gjithmonë në punën time”. “Normalisht, prej momentit të parë të pavarësisë e deri tani unë në fund kam jetuar me ndjenjat emocionale, me dëshirën e madhe që Kosova të formohet si shtet, Kosova të bëhet një shtet dinjitoz, dhe Kosova të jetë një prej shteteve me shumë miq”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme: