Njofton TikTok: Çdo përmbajtje e prodhuar nga inteligjenca artificiale do të etiketohet NULL NULL 14.05.2024 17:49 14.05.2024 17:49 TIKTOK Aplikacioni TikTok ka njoftuar se do të bëjë të dallueshme për përdoruesit çdo përmbajtje të prodhuar me inteligjencën artificiale. “Inteligjenca artificiale jep mundësi të jashtëzakonshme krijuese, por mund të ngatërrojë ose mashtrojë shikuesit nëse ata nuk e dinë se përmbajtja është krijuar nga AI”, tha kompania në një deklaratë. Vendimi vjen si pjesë e masave të reja kundër luftës ndaj dezinformimit. Gjatë muajve të ardhshëm, çdo përmbajtje e krijuar në TikTok do t’i bashkëngjiten kredencialet e prodhimit, e cila do të mbeten edhe në momentin kur këto shkarkohen.