Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njihuni me vajzën sirenë

NULL NULL
27.02.2016 15:13

Redhead Melanie është një vajzë e cila në fëmijëri e pëlqente shumë sirenën Ariel. Sot 25 – vjeçarja ka mundësinë të jetojë ëndrrën e saj për të qenë një sirenë, por gjithashtu edhe të paguhet.

5 vite më parë ajo u shpërngul në Tajlandë dhe filloi kurse për zhytje. E stiloi vetë kostumin e saj si sirenë dhe punoi shumë me teknikën e mbajtjes së frymës.

“Duke punuar si zhytëse mund të fitosh nga 20 deri në 80 dollarë në vit, por duke qenë një sirenë paguhesh shumë më tepër,” – tregon ajo.

Melanie është  në gjendje të notojë deri në 85 metra thellësi  pa ndjerë nevojën për të dalë në sipërfaqe për ajër, shkruan tvklan. Koha më e gjatë që ajo ka arritur të mbajë frymën nën ujë pa ndihmën e një maske ka qenë 3 minuta e 33 sekonda.

Ajo ka shpenzuar 980 paund për të marrë lëndët e para në mënyrë që të krijonte bishtin e saj me luspa blu dhe rozë.

sirena-4-615x445 sirena-5

lajme të ngjashme