Njihuni me urën prej xhami, më të lartë e më të gjatë në botë (VIDEO) NULL NULL 23.08.2016 19:40 23.08.2016 19:40 Ura e cila është gjashtë metra e gjerë, ndodhet në kanionin e madh Zhangjiajie në provincën Hunan të Kinës. Njihet si ura më e madhe në botë, e cila ka konstruksion prej gjami. Është 430 metra e gjatë ndërsa 300 metra e lartë. Kjo urë mund të mbajë mbi 800 persona në të njëjtën kohë, ndërsa urën mund ta vizitojnë vetëm 8000 persona në ditë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.