Njihuni me Qytetin e Harruar të Amerikës NULL NULL 16.12.2016 21:27 16.12.2016 21:27 Dikur në pjesën perëndimore të Saint Louis në Shtetet e bashkuara, jetonte një popull antik. Në vendin ku sot ndodhet qyteti Illinois, është zbuluar një qytet për të cilin askush nuk e dinte se ka ekzistuar dhe askush nuk e di se ku ndodhet populli që dikur jetonte aty, shkruan The Independent. Me nofkën “Qyteti i harruar i Amerikës”, Cahokia është vendi më i madh arkeologjik në Shtetet e Bashkuara, dhe ka zënë vendin e tetë në sajtet e Trashëgimisë Kulturore të Botës. Qyteti është ndërtuar nga banorët vendas të Amerikës, dhe ishte një ambient multikulturor.