Njihuni me dietën pikante që stimulon dëshirën për seks NULL NULL 06.07.2022 14:02 06.07.2022 14:02 Beautiful female lips with chocolate Prej shekujsh, erëzat njihen si afrodiziakë dhe e kanë merituar këtë kapitull. Sipas ekspertëve piperi i zi dhe i kuq është një stimulant i shkëlqyer dhe është në gjendje të fuqizojë virilitetin mashkullor. Tek romakët e lashtë këshillohej piperi për ata që ishin të dobët seksualisht, përcjell klankosova.tv. Por ka të tjera lloje pak të nënvlerësuara, që kanë efekte mrekullibërëse krejtësisht natyrale. Për kuzhinierët më të shpejtë e që nuk kanë dëshirë të angazhohen mbi furnela, një pasta e mirë me hudhra, vaj ulliri dhe speca djegës mund të ishte një zgjidhje ideale. Pikantja rezervon gjithnjë surpriza të bukura. Siç shkruan classlifestyle, për një qarkullim të mirë të gjakut dhe performanca të shkëlqyera, sythat e vegjël të karafilit të shtrydhur në vaj dhurojnë gëzime të papritura, ashtu si edhe shafrani i zakonshëm për t’u shijuar në rizoto alla milanese. Shafrani mbahet si me aftësi ngacmuese mbi zonat erogjene, ndërsa senapi ngacmon veprimin e gjëndrave seksuale. Vanilja, falë efektit euforik mbi sistemin nervor qendror dhe aromës joshëse, mund të veprojë tërthorazi edhe si stimulues seksual. Mëngjesi Luleshtrydhe me sheqer pluhur Lëng i freskët portokalli Omletë Qumësht Dreka Supë me luleshtrydhe Djathë me drithëra Sallatë me shparguj Dardha të freskëta Darka Supë me fruta deti Sallatë jeshile Bukë e thekur Komposto dardhe