Njësiti për reagim të shpejtë ‘qorton’ shoferët me targa ilegale në veri (VIDEO) NULL NULL 01.11.2022 18:10 01.11.2022 18:10 Njësia për reagim të shpejtë e vendosur ndërmjet magjistrales Zubin Potok dhe Bërnjak, kanë dhënë masën e qortimit për shoferët që kanë vozitur vetura me targa ilegale. Kështu ka thënë gazetari Drin Demiri në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova. “Njësiti për reagim të shpejtë i vendosur përgjatë magjistrales nga Zubin Potoku e deri në Bërnjak, po ashtu edhe policët e njësisë speciale janë duke e bërë qortimin e shoferëve me targa ilegale”. “Përveç se janë duke e monitoruar pjesën ku ndodhet stacioni policor krejt afër pikës kufitare në Bërnjak, ata kanë bërë qortimin e disa shoferëve me targa ilegale KM dhe targa të tjera”. klankosova.tv