Njëri nga të aksidentuarit në Prizren transferohet në QKUK, tjetri lirohet për në shtëpi NULL NULL 18.05.2025 09:03 18.05.2025 09:03 Foto ilustruese. Emergjenca, QKUK. Një aksident i rënë ka ndodhur këtë të diel në Pouskë të Prizrenit. Një 19-vjeçare ka humbur jetën, derisa një 25 dhe 27-vjeçar kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi, derisa tjetri si pasojë e lëndimeve të rënda, është transferuar për në QKUK. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur shefi i Emergjencës së Prizrenit, Hekuran Veçgishti. “Kanë ardhur dy të lënduar, njëri prej tyre është liruar në shtëpi, tjetri për shkak të lëndimeve më të mëdha që i ka pasur është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, tha Veçgishti. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot me date 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marre informatë për një aksident në fshatin Pouskë. Në automjet kanë qenë tre persona, dy nga ta meshkuj dhe një femër. Personi i gjinisë femërore si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur, ndërsa dy të tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri lëndime të lehta trupore”. “Ne vendngjarje kanë dalë ekipet e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe prokurori kujdestar”, tha Bytyqi.