Moti sot, vranësirat i bëjnë shoqëri diellit NULL NULL 03.07.2026 07:22 03.07.2026 07:22 Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell por me vranësira të shpërndara, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Në disa zona të izoluara pritet të ketë edhe reshje të shkurtra lokale. “E premte (03.07.2026) do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara”, shkruan IHK-ja. “Në disa zona të izoluara vranësirat mund të sjellin reshje të shkurtra lokale”. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 28°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s”.