Vala e rrezikshme e të nxehtit ‘përvëlon’ SHBA-në para festës së 4 korrikut NULL NULL 03.07.2026 08:26 03.07.2026 08:26 Miliona njerëz në të gjithë Bregun Lindor të SHBA-së po përballen me nxehtësi dhe lagështi të rrezikshme, me temperatura që pritet të arrijnë dhe të qëndrojnë në 38 gradë Celcius për disa ditë. Shërbimi Kombëtar i Motit (NëS) ka paralajmëruar se indeksi i nxehtësisë – një masë se sa vapë ndihet bazuar në temperaturë dhe lagështi – mund të arrijë deri në 115F në qytete të tilla si Uashington DC, Filadelfia dhe Nju Jorku gjatë fundjavës së 4 korrikut, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv. Temperaturat në rritje po ngrenë shqetësime ndërsa Presidenti Donald Trump organizon një festë që shënon 250-vjetorin e Amerikës. Vala e nxehtësisë vjen pas një periudhe të paparë të nxehtësisë së hershme të verës në të gjithë Evropën, me nivele rekord në të gjithë kontinentin.