Njerëzit më të suksesshëm nuk përdorin kurrë pesë fraza toksike, sipas psikologes NULL NULL 23.04.2024 09:42 23.04.2024 09:42 Foto ilustruese Emma Seppala si ligjëruese në Universitetin Yale të SHBA-së i mëson qindra studentë në vit. Ajo thotë se të gjithë kanë cilësi të jashtëzakonshme, por vetëm disa prej tyre bëjnë jetë të jashtëzakonshme. “Pse? Vetëm disa prej tyre kanë një marrëdhënie të shëndetshme me veten. Domethënë, shumica e njerëzve kanë një marrëdhënie toksike me veten. Ata janë shumë vetëkritikë, gjë që psikologjia e kategorizon si urrejtje ndaj vetvetes”, shpjegoi Seppala për CNBC. Sipas saj, ne mund të dallojmë urrejtjen ndaj vetes nëse vërejmë se përdorim pesë fraza toksike në bisedat tona me veten, të cilat janë si më poshtë: “Unë nuk jam mjaftueshëm i mirë” Sipas hulumtimeve, kjo frazë është shkatërruese dhe na bën të shqetësuar dhe të dëshpëruar. “Unë kurrë nuk do të kem sukses në këtë. Pse të mundohem”? “Kjo nuk është vetëm demoralizuese, por edhe shkencërisht e pasaktë. Truri është fleksibël dhe mund të vazhdojë të ndryshojë dhe të zhvillohet në pleqëri, një fenomen që neuroshkencëtarët e quajnë neuroplasticitet. Ju mund të ndryshoni karrierën në moshën 50 vjeçare dhe mund të filloni të luani piano në moshën 80 vjeç”, thotë Seppala. “Unë jam përkufizimi i dështimit” Ky është një shembull tjetër i një besimi shkatërrues. “Edhe nëse nuk keni arritur qëllime të caktuara në fusha të caktuara të jetës suaj, kjo nuk do të thotë se keni dështuar në gjithçka. As nuk do të thotë se do të përjetoni pashmangshmërisht dështimin në të ardhmen, ose se ju vetë jeni një dështim” thotë psikologja, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv. “Nuk mund ta besoj se e bëra këtë. Jam shumë budalla” E vetmja mënyrë se si dikush mëson, qoftë një gjeni apo një foshnjë, është t’i lejojë vetes të provojë dhe të bëjë gabime. Një studim zbuloi, për shembull, se gabimet që bëjnë studentët gjatë mësimit mund t’i ndihmojnë ata të mësojnë më mirë. Sipas Seppalas, hulumtimi ka treguar se njerëzit nuk ju gjykojnë aq ashpër sa mendoni kur bëni një gabim të turpshëm. “Unë nuk jam aq i mirë sa të tjerët” “Kur e krahason veten me të tjerët, është e lehtë të ndihesh sikur nuk përshtatesh. Kjo nuk është e vërtetë sepse të gjithë janë të ndryshëm dhe unik”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.