“Njëqind vjet vetmi” NULL NULL 20.04.2016 19:09 20.04.2016 19:09 Në mars 1952, Gabriel Garcia Marquez shkoi me të ëmën në Aracataca,fshati i tij i lindjes. Ndoshta pikërisht në ato ditë Macondo filloi të marrë jetë në mendjen e shkrimtarit. Hija e gjyshit, figura më e rëndësishme e jetës së Marquez-it, e ndihmoi të mbyllej me fantazmat e shtëpisë ku kishte jetuar në fëmijëri, për të krijuar botën e tij magjike. Në kryeveprën “Njëqind vjet vetmi”, fillimisht menduar me titullin “Shtëpia”, përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë. Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen në një dimension alternativ, në një vend jashtë botës. Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Josè Arcadio Buendia, deri te fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani, kalon një shekull plot magji dhe misticizëm. Pas martesës së Josè Arcadio me kushërirën e tij, Ursula, të gjashtë brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e lindjes së fëmijëve me bisht derrkuci. Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Macondo-s, shpesh i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut. Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit por e gjithë Amerikës Latine./botimeshqip/