Një polic suspendohet nga detyra për shkak të mospërfilljes së urdhërave lidhur me pandeminë Covid-19 NULL NULL 08.04.2020 09:57 08.04.2020 09:57 Inspektorati i Policisë së Kosovës e ka arrestuar një zyrtar policor lidhur me dyshimet se jashtë detyrës zyrtare nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19. I dyshuari i cili bartë gradën e togerit ngarkohet me veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”. Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, njofton Inspektorati i Policisë përcjell Klan Kosova. Ai është suspenduar nga detyra. Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.