Një pjesë e bibliotekës “Ervin Szabó” në Budapest merr emrin e Ibrahim Rugovës NULL NULL 18.06.2025 17:33 18.06.2025 17:33 Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në inaugurimin e një pjese të bibliotekës “Ervin Szabó” me emrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Budapest. Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se trashëgimia e “Atit themeltar të Republikës”, presidentit Ibrahim Rugova nuk i përket vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe në idealin e lirisë. “Prandaj, sot në Budapest, bashkë me miq të Presidentit Rugova e miq të rinj të Kosovës, inauguruam një pjesë të bibliotekës ‘Ervin Szabó’ me emrin e Presidentit historik, si shenjë e përhershme kujtese për vizionin e arkitektit të pavarësisë, i cili me përkushtim i udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka pohuar Osmani. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 4 orë më parë