Një peshk i rrallë gjendet në brigjet e Kalifornisë NULL NULL 13.05.2021 12:00 13.05.2021 12:00 Një peshk i racës “Pacific Football, që është një krijesë me pamje drithëruese të ngjashme me atë të paraqitur në filmin “Finding Nemo”, është gjetur në një plazh në Kaliforni. Kjo specie e peshkut të egër disi e gjeti rrugën e saj nga thellësitë e oqeanit deri në brigjet e Newport Beach. Dihet që jetojnë në ujëra të thella deri në 914 metra, raporton BBC, përcjell Klan Kosova. “Të shohësh një peshk të egër të paprekur është shumë e rrallë dhe është e panjohur se si ose pse peshku përfundoi në breg” tha “Dhëmbët e tyre, si copa qelqi me majë, janë transparente dhe goja e tyre e madhe është e aftë të thithë dhe të gëlltisë gjahun me madhësinë e trupit të tyre”, thanë ngParku Shtetëror Crystal Cove. Megjithëse vetë peshku nuk është i rrallë, “është jashtëzakonisht e rrallë të shohësh një të tillë të paprekur përgjatë një plazhi” në jug të Kalifornisë. Departamenti i Peshkut dhe Kafshëve të Egra të Kalifornisë ka marrë në zotërim këtë peshk.