Një person therret me thikë, pesë të tjerë arrestohen në Fushë-Kosovë NULL NULL 25.01.2023 10:42 25.01.2023 10:42 Një person është therur me thikë pas një përleshjeje që ndodhi mes gjashtë personave mbrëmjen e së martës në Fushë-Kosovë. Policia bën me dije se lidhur me rastin gjashtë persona janë arrestuar. “Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka marr lëndime trupore me mjet të mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.